Bota

Rrëfehen tmerret në Bucha:Rusët hynë me tanke nëpër shtëpi gratë i mbanin skllave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 04/04/22 |
Opi Nion

“Në këtë muaj të pushtimit rusët morën disa gra, rreth të tridhjetave, dhe i çuan në selinë e tyre këtu në Bucha, duke i bërë skllave. Ato duhej të gatuanin dhe të bënin gjithçka që u urdhërohej”.

Kështu pohoi një dëshmitare e quajtur Alina, për të dërguarin e ANSA në Bucha, Ukrainë. “Tmerri në fshatin tonë filloi pasditen e 4 marsit, kur rreth njëzet tanke ruse kaluan në kolona këtë rrugë dhe filluan të qëllonin me kallashnikovë çmendurisht mbi shtëpitë tona dhe mbi makinat që kalonin, duke i shtypur ato. Ata nuk u evakuuan. Qëlluan dhe me disa tanke depërtuan nëpër shtëpi”. Kështu thotë Tamara. “Që nga 10 marsi – thotë prifti i kishës ortodokse të fshatit – dhjetëra trupa mbërrijnë në çdo orë çdo ditë. Deri tani kam numëruar 68: gra, burra, fëmijë, shumë të paidentifikueshëm për shkak të goditjeve të shkaktuara në trupat e tyre të torturuar”. “Të afërmit e viktimave mund të vijnë këtu vetëm tani sepse ushtarët rusë nuk e lejonin më parë,” shtoi ai.

Pas