Familja e Ardian Çipës ka rënë pre e një vjedhje dhe zv/drejtori i policisë e ka kapur me duart e tij autoren e krimit.
Bëhet fjalë për një vjedhje në rrugë të ndodhur para pak ditësh. Një hajdute seriale pasi kishte marrë cantat e portofolet 7 grave tek e 8 i ka ngecur sharra në gozhdë. pa dashje kishte vjedhur pikërisht gruan e Ardian Çipës, nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Çipën.
Dhe ky i fundit nuk mund të toleronte që edhe bashkëshortja e tij të binte preh e vjedhjeve, duke e arrestuar vetë personalisht bionden Rosalinda Konomi, e cila aktualisht ndodhet e arrestuar ne pritje te gjykimit për akuzën e vjedhjes së pasurisë të konsumuar më shumë se një herë.
Madje edhe raportin për arrestimin në flagrancë e ka përpiluar vetë nëndrejtori Çipa me shkrim dore duke shpjeguar edhe rrethanat se si mori dijeni nga bashkëshortja e tij dhe deri tek identifikimi nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe arrestimin e bërë personalisht nga ai, raporton Top Channel.
Ndërhyrja e numrit dy të Policisë e Shtetit për arrestimin e Konomit, zbuloi edhe rastet e tjera të vjedhjeve të bëra nga e pandehura në fjalë, e cila ruante momentet, kur gratë dhe vajzat futeshin në dhomat e provës, për t’i vjedhur çantat apo sende të tjera.
Këtë të enjte, gjykata kishte parashikuar nisjen e gjykimit ndaj Rosalinda Konomit, por as kjo e fundit dhe as avokati nuk u parqitën, duke bërë që seanca të dështojë.