Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrajat në gjyq për ‘plagosje të lehtë’ dhe ‘kanosje’ të dy kushërinjve Maja. Zbardhet dosja

2023/10/07 at 11:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrajat në gjyq për ‘plagosje të lehtë’ dhe ‘kanosje’ të dy kushërinjve Maja. Zbardhet dosja

Kanë përfunduar hetimet për fisin Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja.


Ngjarja e rëndë ndodhi disa muaj më parë për shkak se Majat u ankuan në polici se gurorja që është në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja po iu dëmtonte banesat.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e prokurorisë, e cila mbylli hetimet dhe çoi në gjyq fisin Rraja.

Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve; Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta, të akuzuar për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’, ndaj viktimave Bilbil e Jashar Maja dhe ‘Kanosje’.

Ngjarja
Siç thuhet edhe në dosjen e prokurorisë, rreth orës 12 të datës 06.07.2023 shtetasi Bilbil Maja i shoqëruar edhe nga kushëriri i tij Jashar Maja, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në Thumanë, kur kanë vënë re se aty u paraqitën shtetasit Xhelal dhe Flamur Raja, të cilët ishin të armatosur me nga një armë të llojit pistoletë. Kur janë afruar pranë tavolinës së tyre, në dosje sqarohet se Rrajat i kanë thënë Bilbilit që të shtrihej në dysheme. Në këto momente ky i fundit ka vënë re se, ne lokal kane hyrë edhe katër persona të tjerë, mes te cilëve, ai ka njohur personin që njihej me pseudonimin ‘Çaku’ dhe që është pronar i gurores, që ndodhet në zonën e tyre. Te katër personat kanë patur në duar shkopinj, qe përdoren për lojën e bejsbollit e me to kanë sulmuar Bilbilin duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Gjatë sulmit që është bërë prej tyre, ka fiksuar se, edhe shtetasi Flamur Rraja e ka goditur me pjesën e shulit të pistoletës, po ashtu edhe shtetasi Xhelal Rraja, e ka goditur me pjesën e fundit të pistoletës në trup.

“Nga sulmi i dhunshëm dhe goditjet e vazhdueshme shtetasi Bilibil Maja ka humbur ndjenjat dhe është përmendur vetëm kur ka qenë në spital, e ku ka mësuar nga personeli mjekësor se, kishte frakturë ne kokë. Pas disa minutash sulmi të dhunshëm, agresorët, që janë shtuar me kalimin e kohës, i kanë lënë se shtrirë të dëmtuarit dhe janë larguar me mjetet me të cilët kishin ardhur. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe shtetasi Bilbil Maja ndodhet në situatë të rëndë shëndetësore.”, thuhet në dosjen hetimore.

Ekspertiza

Në dosjen e prokurorisë, sqarohet se nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor Nr. 1620 të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbrojtëse, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë s’i pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

“Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621 të datës 24.07.2023, mësohet se, në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Ndërsa nëpërmjet te dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor Nr 2017 të datës 18.09.2023, mësohet se, dëmtimet trupore të shtetasit Bilbil Maja, te shkaktuara në datën 06.07.2023, të përshkruara me hollësi në aktin e ekspertimit, janë shkaktuar me mjet te forte mprehëse, nuk janë te rrezikshme për jetën e te dëmtuarit ne momentin e shkaktimit, dhe si te tille janë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjelle si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për pune, në masën mbi nëntë ditë. Përfundimisht dëmtimet e shtetasve Bilbil e Jashar, Maja janë konsideruar të tilla, që përkojnë me kriterin mjekësor të veprës penale të ‘Plagosje e lehte me dashje’ parashikuar nga neni 89 i K.Penal e ajo është kryer në bashkëpunim pavarësisht rolit dhe për fshirjes në dhunë të secilit prej pjesëmarrësve dhunues.”, thuhet në dosje.

Arsyetimet e prokurorisë për zbutjen e akuzës

Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Lala, thuhet se “gjatë ngjarjes në fjalë shtetasit Flamur dhe Xhelal Rraja, duket se kane përdorur sende që nuk mund t’i konsiderosh si armë zjarri, vetëm për shkak të formës së tyre, te pasqyruar në pamjet e regjistruara apo te stampuara në pamjet fotografike. Sendet në fjalë, nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes, apo edhe pas saj, e si objekte materiale, që në vetvete përmbajnë elemente të veprës penale velem në rastin kur konkludohet nga ekspertë të fushës se ata plotësojnë kushtet teknike të armëve të zjarrit. Në mungesë të tyre, nuk mund të vërtetohet fakti kriminal se ato, por edhe të tjerë, plotësojnë kushtet teknike të armëve të zjarrit, apo të ftohtë, por mungesa e një fakti të tille, nuk vë në dyshim bindjen e krijuar tek viktimat e veprave penale, se ato ishin arme të vërteta dhe janë përdorur për të goditur ata, por edhe ju janë drejtuar të dëmtuarve, duke i kanosur seriozisht ata.”, thuhet më tej në dosje.

Pse nisi konflikti?

Ndër të tjera në dosjen e organit të akuzës thuhet se “shkak për ngjarjen e mësipërme është bërë një konflikt që ka filluar nga shfrytëzimi i gurores në pronësi të fisit Rraja dhe që punimet e kryera për nxjerrjen e materialit inert, nëpërmjet shpërthimeve me eksploziv janë bërë shqetësim për banorët e zonës. Për shkak të shqetësimeve të krijuara ata janë drejtuar institucione të ndryshme për të ndërhyrë në eliminimin e tyre, por nuk është arritur në zgjidhje të tillë. Veprimet e kryera në bashkëpunim, nga te gjithë personat nën hetim, te regjistruara e të pasqyruara në rrjetet sociale, kanë mbështetur qëllimin e tyre për t’u mbyllur gojën për çdo iniciativë denoncuese jo vetëm viktimave te veprave penale, Bilbil e Jashar Maja, por edhe banorëve të tjerë të zonës”.



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Osmani: Serbia të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Marrëveshjes drejt normalizimit

Osmani: Serbia të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Marrëveshjes drejt normalizimit

Sylvinho: Jemi gati për Çekinë, llogaritë t’i bëjmë në Nëntor”

Sylvinho: Jemi gati për Çekinë, llogaritë t’i bëjmë në Nëntor”

Humbi fëmijën 9 ditësh se s’kishte aparatura për trajtim në QSUT, babai lufton të gjejë drejtësi

Humbi fëmijën 9 ditësh se s’kishte aparatura për trajtim në QSUT, babai lufton të gjejë drejtësi
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com