Aktualitet

Rrahu kunatën dhe e bëri për spital, arrestohet 45-vjeçarja në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 06/07/21 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 45-vjeçare, e cila një ditë më parë ushtroi dhunë ndaj kunatës së saj.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se është arrestuar A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin.

45-vjeçarja ditën e djeshme ka dhunuar kunatën Dava Ndoj 34 vjeçe, duke i shkaktuar plagë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë,” thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas