Policia ka arrestuar një burrë, kryefamiljar i cili ka rrahur gruan e tij shtatzënë dhe në prani të fëmijëve të mitur.
Policia ka ndaluar Andi L. 34 vjeç pasi bashkëshortja e tij ka bërë denoncim në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në banesën e çiftit, ku 34-vjeçari dhunoi në prani edhe të fëmijëve të mitur gruan shtatzënë, 22-vjeçaren me iniciale M.L.
Andi L. akuzohet për dhunë në familje në rrethana rënduese, njoftoi policia lokale.