Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë këtë të mërkurë mandatin e deputetit Arkend Ballës.
Arkend Balla do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste pas dorëheqjes së Rahman Rrajës.
Rraja la mandatin dhe u tërhoq nga jeta politike e vendit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, ku vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja.
Dhuna e tyre erdhi pasi këta të fundit ishin ankuar se gurorja në pronësi të vëllait të ish-deputetit po u prishte banesat./Opinion.al