Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrahja e biznesmenit/ Flasin banorët e Lalzit që protestuan për resortin

2016/09/13 at 9:36 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrahja e biznesmenit/ Flasin banorët e Lalzit që protestuan për resortin

Banorët e fshatit Shën Pjetër, të Gjirit të Lalzit mohojnë përfshirjen e tyre në sulmin fizik ndaj biznesmenit amerikan, Fadi Mitri, duke thënë se po i bëjnë “koka turku” për të mbuluar autorët e vërtetë, raporton “Panorama”.

Ata shprehen se nuk i lidh më asgjë që prej pesë vitesh me investitorin e dhunuar në rrugën e Rinasit, që kur përfaqësuesit e kompanisë së tij rrethuan territorin prej rreth 8 mijë metrash katrorë, ku do të ndërtohet resorti me vlerë 180 milionë euro.

Biznesmeni 55-vjeçar, Fadi Mitri, që u dhunua nga persona ende të panjohur, jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe kishte synim të investonte në fusha të ndryshme, ku një prej tyre ishte fshati turistik në Gjirin e Lalzit.

Për këtë projekt pati dy protesta nga banorët dhe për këtë arsye, disa prej tyre u shoqëruan nga Policia si të dyshuar për ngjarjen e së shtunës, por u lanë sërish të lirë, pasi nuk u provua lidhja e tyre me sulmin.

PRONA

Sulmi ndaj biznesmenit që përfaqëson kompaninë nga Katari, që do të ndërtojë resortin turistik te Gjiri i Lalzit, dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë investim që do të kryhet. Të paktën kjo është pista kryesore ku po heton Policia e Tiranës, nisur nga ato çka vetë sipërmarrësi i huaj ka deklaruar pas sulmit.

Sipërfaqja e truallit pranë bregdetit ku do të ndërtohet fshati turistik, është rrethuar prej vitit 2011. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të konsiderueshme brezi pishash, duke nisur nga një kompleks turistik pranë Postës së Policisë e deri në afërsi të fshatit Shën Pjetër.

Që nga momenti kur është rrethuar kjo sipërfaqe, në këtë territor nuk është zhvilluar asnjë investim, ndërsa ruhet gjatë 24 orëve nga punonjës sigurie. Asnjë prej banorëve nuk është lejuar që të futet brenda apo të shohë se çfarë po ndodh aty.

“Ne nuk futemi që pas protestave të disa viteve më parë në këtë territor. Ai ka mbetur i rrethuar dhe i pazhvilluar prej vitesh. Vetën nëpërmjet bregdetit mund të futesh brenda, por ruhet me roje dhe nuk kemi parë asnjë person. Prandaj protestuam disa vite më parë”, shprehen banorët e Shën Pjetrit.

BANORET

Pasi u rrethua zona në bregdet në vitin 2011, punonjësit e kompanisë nga Katari hasën në kundërshtimin e banorëve të zonës së Shën Pjetrit dhe Gjirit të Lalzit, të cilët e konsideronin të paligjshëm rrethimin e këtij territori.

Banorët pranojnë se e kanë kundërshtuar këtë projekt, por për ngjarjen e së shtunës ata thonë se janë bërë “koka turku”, për të mbuluar autorët e vërtetë të ngjarjes. Sipas tyre, autorët e dhunimit të biznesmenit nuk janë fshatarët e Shën Pjetrit, Gjirit të Lalzit dhe rrethinave, por ata që kanë interesa dhe nuk duan që biznesmeni amerikan të kryejë investimin e parashikuar.

“Ne nuk kemi lidhje fare me këtë ngjarje. Ne nuk e njohim si person. Ne protestuam para disa vitesh, sepse kishim dëshirë që bregdeti t’i ngelte dhe të shfrytëzohej nga banorët e zonës dhe jo nga pronarë të panjohur, të cilët e përfitonin në mënyrë të jashtëligjshme. Madje, hapëm edhe proces gjyqësor disa vite më parë. Por edhe pse kishim të drejtë, nuk arritëm dot të gjenim drejtësi. Ngelëm në këtë fazë. Tani, këtu në Gjirin e Lalzit, ky biznesmeni arab (Fadi Mitri) është më pak i dëmshmi, pasi bregdeti është rrëmbyer dhe privatizuar në mënyrë të paligjshme, duke nxjerrë jashtë loje banorët e zonës nga persona të pushtetshëm. Në këtë rast ne jemi bërë ‘koka turku’. Autorë nuk janë banorët e këtyre zonave, por investitorët e tjerë, të cilëve iu prishën interesat”, u shprehën banorët./Panorama

Etiketa: flasin banoretrrahja e biznesmenit

Ju sugjerojmë

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Para
Ministri Tahiri shoqëron në shkollë djalin e efektivit të ndjerë, Ardian Kodra

Ministri Tahiri shoqëron në shkollë djalin e efektivit të ndjerë, Ardian Kodra

Video/ Dita e parë e shkollës, kaos në Tiranë, trafik në çdo rrugë

Video/ Dita e parë e shkollës, kaos në Tiranë, trafik në çdo rrugë

Adrola Dushi nis sfilatat në javën e modës njujorkeze

Adrola Dushi nis sfilatat në javën e modës njujorkeze

TE FUNDIT

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
6 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në...

Lexo më shumë

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com