Reagon deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu pas ngjarjes se rëndë që ndodhi gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar kryeplakun e fshatit Rraboshtë të Lezhës, Gjovalin Gjini, i cili është mbështetës i LSI në këto zgjedhje.
Ndreu ka bere nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ku hedh poshte aludimet se pas kesaj ngjarje fshihet PS.
Sipas tij, po bëhen përpjekje për t’u kacavjerrë pas një konflikti për të përfituar politikish.