Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrahin dhe masakrojnë të burgosurin, arrestohen 4 gardianë të burgut të Peqinit 

2017/10/07 at 11:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrahin dhe masakrojnë të burgosurin, arrestohen 4 gardianë të burgut të Peqinit 

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve ka arrestuar ne oret e vona te se shtunes kater efektive te burgut te Peqinit, cilet kane qene ne turn mbremjen e 30 shtatorit.

Arrestimi i gardianeve eshte bere dy dite pasi Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncoi masakrimin e nje te burgosuri nga gardianet e burgut, te cilet kishin shkuar per kontroll, por perfunduan duke rrahur te burgosurin me inicialet V.G.

Deklarata e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në bazë të një sinjalizimi se, në IEVP Peqin është ushtruar dhunë ndaj një të dënuari, në dt. 04.10.2017 kreu një verifikim nga ku rezultoi se, në dt. 30.09.2017, rreth orës 22.30, në Sektorin e Sigurisë së Lartë të IEVP Peqin, Grupi i gatshëm i Policisë së Burgjeve ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara. Gjatë këtij kontrolli, uniformat e policisë së burgjeve janë futur në qelinë nr. 12, të këtij sektori, ku kanë pyetur të dënuarit e pranishëm nëse kishin sende të ndaluara.

I dënuari V. G., është përgjigjur se nuk kishin sende të ndaluara. Pas kësaj përgjigjeje, i dënuari V.G pretendon se punonjësit e Grupit të gatshëm e kanë goditur atë me shkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit si në shpinë, bark dhe shputat e këmbëve. Eksperti mjeko-ligjor në përbërje të grupit të KShH, pas ekzaminimit fizik të të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar. Dëmtimet e mësipërme ishin lehtësisht të dukshme dhe të freskëta.

Të njëjtat rrethana të kësaj ngjarje u konfirmuan edhe nga i dënuari tjetër L. G., i pranishëm në të njëjtën qeli. Në fakt, pas ushtrimit të dhunës, Grupi i gatshëm nuk ka kontrolluar qelinë për sende të ndaluara. Në dt. 02.10.2017, ditën e hënë, i dënuari V. G., deklaroi se është vizituar nga një infermier në spitalin e IEVP Peqin. Grupi i KShH kqyri kartelën personale mjekësore të të dënuarit dhe Librin e Shërbimit 24-orësh të urgjencës ku nuk figuronte asnjë e dhënë lidhur me vizitën apo shenjat e dhunës.

Në takim me drejtuesin e IEVP Peqin mësuam se, për këtë ngjarje kishte patur dijeni shefi i regjimit të brendshëm të burgut ndërsa vetë drejtuesi i IEVP Peqin nuk dinte gjë. Çdo punonjës i IEVP Peqin që ka marrë dijeni për këtë ngjarje kishte detyrimin ligjor të bënte menjëherë kallëzim penal pranë organeve kompetente. Është tepër shqetësuese neglizhenca ndaj kësaj ngjarje tepër flagrante, nga personeli që ka patur dijeni për të. KShH vlerëson se ngjarja e mësipërme në të cilën është ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit është shumë e rëndë. Ajo përbën vepër penale, madje në vështrim të Nenit 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka elementë të trajtimit çnjerëzor.

KShH e dënon këtë vepër dhe kërkon verifikime të mëtejshme dhe marrjen e masave përkatëse ndaj personave përgjegjës. KShH i drejtohet gjithashtu edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje që kjo ngjarje të ndiqet penalisht duke zbatuar legjislacionin në fuqi. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, KShH sugjeron që të merren masat përkatëse për respektimin rigoroz të ligjit dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla. 

Etiketa: gardianeti burgosurimasakrojnepeqin

Ju sugjerojmë

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Para
Foto-Ekskluzive/ Autobusi i linjës së Kamzës përplas për vdekje këmbësoren

Foto-Ekskluzive/ Autobusi i linjës së Kamzës përplas për vdekje këmbësoren

Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet emri i shqiptarit që humbi jetën

Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet emri i shqiptarit që humbi jetën

Ish-ministri shkruan nga Uashingtoni: Krimi po terrorizon Shqipërinë si sigurimi i shtetit

Ish-ministri shkruan nga Uashingtoni: Krimi po terrorizon Shqipërinë si sigurimi i shtetit

TE FUNDIT

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
6 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta...

Lexo më shumë

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
6 Nëntor, 2025

Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të ndalojë kërcënimet bërthamore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një gare të re...

Lexo më shumë

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
6 Nëntor, 2025

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com