12 gardianë, që akuzohen se shkaktuan vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli përmes torturave në burg në vitin 2014, janë përjashtuar përfundimisht nga puna.
Sipas ERT-së, masa nga ministria e drejtësisë vjen më shumë se dy vjet pasi gjykata i kishte shpallur ata fajtorë, dhe u kishte dhënë dënime nga 5 deri në 7 vjet me liri me kusht.
I burgosuri shqiptar Ilia Kareli, emri i vërtetë i të cilit ishte Kudret Kume, u gjet i vdekur në qeli më 25 Mars 2014.
Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë pasi kishte vrarë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis. Në burgun e Nigritas, gardianët grekë e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre./ Opinion.al