Aktualitet

Rrahën dhe bënë për spital shqiptarin, polica arreston dy tifozët holandezë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 26/05/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga dy të rinj holandezë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë goditur me sende të forta shtetasin A.G..

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se këto dy shtetas, në rrugën e “Barrikadave” për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shqiptarin i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njoftoi policia./Opinion.al

Pas