Aktualitet

Rrahën Cllevion, procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 07/06/22 |
Opi Nion

Pas sherrit me këngëtarin e muzikës rep Noizy, Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti ka bërë denoncim në polici.

Mësohet se pas kallëzimit, policia ka nisur procedimin penal ndaj Noizy-t emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, dhe babait të tij, Bashkim Rajku për fyerje.

Dyshohet se sherri ka ndodhur pasi Cllevio ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar deri te lokali i tij në Durrës.

Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion e më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij i bashkohen me shpejtësi.

Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).

Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

 

Pas