Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin Rozeta Dobit, e cila bashkë me të birin vodhën qindra mijëra euro nga banesën e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi.
Sipas “News24”, përveç shumave cash të gjetura në banesë si dhe sendeve të vjedhura, Dobi rezulton të ketë llogari bankare.
Nga hetimi ka dalë që gruas i janë gjetur disa llogari bankare në shumë të konsiderueshme që pritet të bëhen publike.
Sot Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi dolën para gjykatës, e cila vendosi arrest me burg për të dy.
49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor.