Këtë vit në festivalin “Kënga Magjike” konkurojnë disa prej artistëve më të njohur të skenës shqiptare. Ndër ta janë Rozana Radi dhe Mc Kresha me bashkëpunimin me Fifin.
Por kjo skenë nuk do të thotë pak për Kreshën dhe Rozanën pasi disa vite më parë ata deklaruan publikisht lidhjen e tyre në skenën e “Kënga Magjike”.
Mirëpo duket se marrëdhënia e tyre e mëparshme nuk do të ndikojë në vlerësimin e këngës dhe pikët përfundimtare që secili do të japë në natën finale të ndarjes së çmimeve.
Lidhur me këtë e pyetur nga ndjekësit nëse do të votojë për këngën e MC Kreshës dhe Fifit, Rozana u përgjigj sot duke thënë: “Ju siguroj që votimet e mia do jenë të hapura si të gjithë artistëve. Do ta shikoni”.
Ndërsa lidhur me marrëdhënien e saj me Fifin dhe Kreshën, këngëtarja tha: “Kemi raporte shumë të mira. Madje unë dhe Era Rusi kemi qënë iniciatoret që Fifi të vinte në Tiranë dhe të vazhdonte karrierën këtu. Dhe kemi bërë shumë mirë se Fifi i’a doli shumë mirë”.
Rozana u përqendrua tek marrëdhënia me Fifin duke anashkaluar pyetjen për ish-partnerin e saj. Megjithatë na mbetet të shikojmë finalen e “Kënga Magjike” për të parë pikët e tyre për njëri-tjetrin.