Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rovena Dilo: Ja se si Tom Doshi dhe Babasi duan të më zhvasin pronën

2016/05/08 at 12:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rovena Dilo: Ja se si Tom Doshi dhe Babasi duan të më zhvasin pronën

Prej ditësh qarkullon në media konflikti i pronës që ka Rovena Dilo me dajën e saj, i cili u prononcua dje për gazetën “Panorama”. Mbi këtë çështje prononcohet vetë këngëtarja sot në një intervistë në “Panorama Plus” duke sqaruar këtë histori, ku në mes janë edhe Tom Doshi me Ndriçim Babasin.


Pas letrës së hapur, a e prisnit reagimin e dajës suaj?

Unë e dija që “zotërinjtë e politikës”, që duan të vjedhin pronën e familjes sime, do të reagonin në këtë mënyrë. Frikacakët fshihen gjithmonë pas dikujt tjetër dhe këtë herë, si çdo herë tjetër në këtë çështje, përdorën dajën, veglën dhe viktimën e tyre. Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga 8 fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai, në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit tim, ka vetëm 1/8­tën.

Atëherë, ç’po ndodh me këtë pronë?

Nëpërmjet një akt dhurimi totalisht të pavlefshëm, ai pretendon të jetë i vetmi përfitues. Kjo çështje është në një proces gjyqësor themeli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës. Nuk është hera e parë që ai është i paditur dhe çështja është fituar, një herë në 2004, atëherë kur familja për të parë zbuloi mashtrimin e tij dhe më vonë në 2007, ku ajo u pushua me kërkesën e tij përpara trupit gjykues, me premtimin përpara fëmijëve të tjerë se gjithçka do ta zgjidhte ai vetë me mirëkuptim. Kjo pronë është një pasuri familjare. Si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj.

Daja juaj pretendon se ua ka shitur pronën Ndriçim Babasit dhe Tom Doshit, ç’lidhje kanë këta zotërinj?

I pari që u afrua, ka qenë Ndriçim Babasi, i cili ka dashur ta ndërtojë këtë tokë. Nuk e ka realizuar dot në kohën kur në pushtet ishte partia në të cilën ai aderon, dhe kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, ai u mundua t’i bashkëngjiste aferës një deputet të forcës aktuale në pushtet, për t’i pasur gjërat më të thjeshta, sipas logjikës së tyre të zhvatjes dhe të përfitimit. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë të dy ata që kjo është një përpjekje e kotë dhe e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë.

Biznesin mbi këtë truall e keni pasur bashkërisht me dajën. Çfarë nuk shkoi mes jush?

Për 5 vjet me radhë, daja im përfitoi gjysmën absolute të fitimit, ndërkohë që duhet të merrte vetëm 1/8­tat e gjysmës. Në momentin që ai deshi ta kishte të gjithin për vete, aktivitetin dhe truallin, filluan kontradiktat. Ky ishte momenti kur ai u largua, por, ndërkohë, aktiviteti vazhdonte ecurinë e tij.

Po nga ju dhe nga aktiviteti juaj, çfarë kërkojnë specifikisht të hënën?

Me një vendim totalisht të paekzekutueshëm, ata duan të sjellin përmbarues, të cilët i përdorin si të duan dhe të cilët nuk kanë asnjë pavarësi juridike personale. Kanë një vendim për Rovena Dilon, të bijën e Silvit dhe të Vangjelit, pra për një qytetare që të lirojë dhe të dorëzojë një diçka, të cilën ajo nuk e posedon. Këta zotërinj kanë bërë një gabim trashanik juridik në lidhje me mua, që quhet ndërgjyqësi e gabuar. Atje në truallin tim, të vëllait tim, të nënës sime, të tezeve të mia, të vajzës së tezes sime, që dje qante në telefon kur mendonte që pronën mund të na e marrin këta burra mizorë që s’njohin ligjet, ekziston aktiviteti i formës sh.p.k de fakto Vreto, si një person juridik me mëvetësi të patjetërsueshme.

A ndiheni e tradhtuar nga sistemi gjyqësor?

Po, ndihem totalisht e tradhtuar deri tani, por askush nuk ma heq shpresën dhe besimin që ka edhe gjykatës të drejtë dhe të aftë, të cilët dinjiteti që iu fal edukimi juridik, nuk i lë të bien në kurthet e korrupsionit të ndyrë. Unë do të besoj te këta njerëz deri ditën e fundit dhe do të luftoj që çështjet e mia dhe të familjes sime të kenë fatin e së drejtës. Besoj dhe te Reforma në Drejtësi dhe te fundi i merituar i të gjithë atyre që shesin qytetarët për një grusht paresh.

Si personazh i njohur, a keni pretenduar ndonjëherë se duhej të kishit edhe ju privilegje? As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mend që famën dhe popullaritetin tim si artiste ta përdor për të përfituar gjëra që s’më takojnë. Si qytetare e këtij vendi, pretendoj që kur kam të drejtë, shteti të gjendet në anë time dhe si person publik dua të bëhem shembull i fjalës së lirë dhe i guximit për të drejtën time deri në fund.

Së fundmi, kuptuam që keni lidhje edhe me mafiozët?

Në fakt, unë kam lidhje me një mafioz dhe për fatin tim të keq, kam lidhje gjaku me të. Ky mafioz i vetëm i jetës sime është daja im, Agroni, i cili guxon të çojë nëpër mend të bëjë mafiozllëqe me pronën e familjes sonë. Ermira Shpëtimi/”Panorama Plus”



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Aksidenti/ Gruaja po shkonte të takonte burrin në Burgun e Rrogozhinës

Aksidenti/ Gruaja po shkonte të takonte burrin në Burgun e Rrogozhinës

Flet vajza që shau politikanët: Ja pse i dhashë atë përgjigje Vlahutinit

Flet vajza që shau politikanët: Ja pse i dhashë atë përgjigje Vlahutinit

Video/ Nëna mizore, shikon foshnjën duke u mbytur por ….

Video/ Nëna mizore, shikon foshnjën duke u mbytur por ....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com