Rovena Dilo ka folur për marrëdhënien e shumë komentuar me balerinin, Eltion Merjan me të cilin vallëzoi në spektaklin Dancing with Stars.
E pyetur ҫfarë do të thotë për marrëdhënien e tyre tani, Rovena tregon: “Ai është shoku im më i mirë. Unë atë e adhuroj. Ai është për mua balerini më i mirë kontemporan në Shqipëri. Unë kur e shoh atë në skenë mbetem pa frymë”, ka thënë Rovena për Nin.