Kronikë

Roskovec/ Arrestohen dy vëllezërit, dhunuan një 40-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 29/07/20 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta një 40-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Roskovec, ndërsa të arrestuarit janë vëllezër dhe janë identifikuar me inicialet E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.

Ndërkohë, 40-vjeçari i dhunuar, aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./ Opinion. al

Pas