Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ronela e Young Zerka i japin fund,mosmarrëveshjet që i çuan drejt ndarjes

2018/12/03 at 2:54 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Ronela e Young Zerka i japin fund,mosmarrëveshjet që i çuan drejt ndarjes

Më shumë se dy vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift duke zyrtarizuar lidhjen me një duet,  historia e tyre ka marrë fund.

Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie. Por përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë. Edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë.


Këto kohë s’i kemi parë bashkë. Por një përgjigje për ecurinë e lidhjes së tyre e ka bërë reperi Young Zerka gjatë një interviste për emisionin “Thumb”. Pyetjes, nëse është çift apo “single”, ai iu përgjigj: “Normal që single”. Ai tregoi edhe duart në të cilat nuk ka asnjë unazë. Dhe kaq u desh që lajmet të përhapeshin me shpejtësi/

Nga ana tjetër, Ronela është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e ka lënë për një tjetër.

Po flitet se kjo është kënga që i dedikohet vuajtjes pas ndarjes nga Zerka. Ndërkohë që gjatë performancës, Ronela interpreton dhembjen e saj shpirtërore pas ndarjes nga Zerka. Duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik që mund të themi se është kthyer në stil personal për Ronelën.

Ajo ende nuk ka folur për ndarjen nga reperi. Por miq të tyre kanë treguar se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka lindur për mënyrën ndryshe si e shihnin këtë marrëdhënie. Ronela, edhe pse është shprehur se nuk ishte gati për bashkëjetesë, kishte dëshirë që ta zyrtarizonte lidhjen. Pikë në të cilën ka rënë ndesh me Zerkën. I cili nuk ka dashur të hedhë një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa preokupime.

Zerka ka qenë ai që asnjëherë nuk ka folur publikisht për Ronelën, përveç ditëlindjes së saj ku i bëri një dedikim në “Instagram”, që prapë linte vend për interpretim, nëse ishte urim për të dashurën e zemrës apo për kolegen dhe mikeshën.

Zerka hyri në tregun e muzikës shqiptare pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Ronelën u afruan me njëri-tjetrin pas prishjes së bashkëpunimit me “Max Production”.

Dhe lidhjes së një kontrate të re me tjetër shtëpi diskografike. Duke u bërë bashkë dhe duke i dhënë koncertet gjithmonë çift, ata u komentuan si një tjetër çift i dashuruar në tregun e muzikës. Një mes shumë të tjerëve që janë krijuar këto vitet e fundit. Po siç e ka treguar historia, shumë pak prej tyre arrijnë të mbijetojnë, edhe pse kanë pasur sukses bashkë.

 Ndoshta, frika se marrëdhënia e tyre do u prishte punët në karrierë e bënte Ronelën të stepej. E të mos e deklaronte hapur marrëdhënien për vite me rradhë.

Më vonë, lidhjen intime e kthyen në strategji biznesi për të fituar para. Pasi jo vetëm ftesat i merrnin çift për koncerte, por nisën të bënin dhe klipe bashkë. Në të gjitha intervistat që jepnin, afrimitetin me njëri-tjetrin e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpunim pasi Ronela bënte tekstet e këngëve të Zerkës.

Ata rrinin thuajse 24 orë në bashkë. Që do të thote se nuk ndaheshin jo vetëm në koncertet që i planifikonin çift, por edhe në festat ku ishin të ftuar. Por në një party në Tiranë, Ronela u fotografua shumë pranë Zerkës. Në një moment kur ishte mbështetur në supin e tij, që tregonte dhe intimitetin e mohuar mes tyre.

Pas kësaj daljeje publike, Young Zerka publikoi klipin “Like Rihanna”. Duke u shprehur se i pëlqenin vajzat e këqija. Deklaratë që u perceptua si një dedikim për Ronelën. Ndërsa gjatë pjesëmarrjes së tij në “Dancing with the stars”, Ronela përveçse e shoqëronte në paskuinta gjatë provave, bëri dhe një performancë shumë seksi në spektakël me Zerkën. Perfomancë që dëshmonte se ata nuk mund ta fshehnin tërheqjen e fortë fizike që kishin me njëri-tjetrin./ Panorama

 

Etiketa: lidhjeronelayoung zerka


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Letra e LSI për Gjiknurin e Veliajn: Pikëpyetjet e Unazës së Re

Letra e LSI për Gjiknurin e Veliajn: Pikëpyetjet e Unazës së Re

“Koha të bëhem serioz, vitin tjetër dasëm”, këngëtari shqiptar do martohet

“Koha të bëhem serioz, vitin tjetër dasëm", këngëtari shqiptar do martohet

Reperi e nxorri bllof në Instagram, Noizy i përgjigjet me makina luksoze

Reperi e nxorri bllof në Instagram, Noizy i përgjigjet me makina luksoze
















TE FUNDIT

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
6 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj...

Lexo më shumë

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
6 Qershor, 2025

Vala e të nxehtit afrikan ka prekur vendin këtë fillim qershori dhe pritet që e shtuna dhe e diela të...

Lexo më shumë

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
6 Qershor, 2025

Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. “Në vijim të operacionit kombëtar...

Lexo më shumë

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor, 2025

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com