Sport

Ronaldo vizitë te Real Madrid, takon Ançelotin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 14/01/23 |
Opi Nion

Cristiano Ronaldo mori pjesë në stërvitjen e Real Madridit në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad, me “Galaktikët” që po përgatiten për finalen e Superkupës së Spanjës.

Ylli portugez, që u transferua te Al-Nassr, e do të përfitojë 198 mln Euro në një sezon, ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri.

Por ai shfrytëzoi kohën e lirë për të parë ish-skuadrën dhe takuar trajnerin Karlo Ançeloti.

Ronaldo ka qenë pjesë e “Los Blankos” për nëntë sezone nga viti 2009 deri në 2018 dhe bëri historinë duke shënuar 450 gola në 438 takime. Ai konsiderohet si futbollisti më i suksesshëm në klubin madrilen, ku fitoi 14 trofe, përfshirë edhe katër Liga Kampionesh.

37-vjeçari bëri foto me fansat, e gjithashtu takoi teknikun italian dhe legjendën brazizliane të klubit, Roberto Karlos.

“Galaktikët” do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në stadiumin “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite.

Pas