Derbi i Torinos ka përfunduar në barazim 1-1, ku Ronaldo ka shpëtuar Juventusin nga humbja në “Allianz Stadium”.
Torino shënoi në minutën e 18-të me anë të Lukic pas një gabimi në mbrojtjen e bardhezinjve. Kur dukej se loja po shkonte drejt përfundimit, Ronaldo ka shënuar golin e barazimit nëpërmjet një gjuajtje me kokë pas krosimit në zonë të Spinazzolas.
Juventusi e ka siguruar titullin kampion në Serinë A, ku aktualisht ka 89 pikë. Nga ana tjetër, me këtë barazim Torino qëndron në zonën e Europa League./Opinion.al