Moise Kean, është kthyer në një nga lojtarët me të përfolur në Seria A.
Talenti 19-vjeçar ka shënuar golin e fitores për Juventusin gjatë ndeshjes me Empolin. Kean e “tundi” rrjetën e kundërshtarit vetëm pas 3 minutave që ishte futur në lojë.
Ky ishte goli i katërt për Kean me fanellën e torinezëve, që afrohen akoma dhe më shumë me titullin kampion.
Me futjen e Moise Kean, duket se skuadra e Juventusit nuk e ndjeu shumë mungesën e Cristiano Ronaldon, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes me kombëtaren portugeze.
Ndërkohë, Kean ka dhënë një performancë të shkëlqyer dhe me kombëtaren italiane, duke shënuar në dy takimet eliminatore të Euro 2020./ Opinion.al E.Xh.