Takimi i parë i Serie A këtë të shtunë ishte ndeshja Leçe – Juventus e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit.
Ndonëse kampionët e italisë ishin dukshëm favoritë në këtë takim ata nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 1-1 nga stadiumi Via del Mare.
Tekniku i Juventusit, Mauricio Sarri kishte vendosur që Cristiano Ronaldo të ishte pushim këtë ndeshje duke mos qenë as në stolin e rezervave. Kështu që sulmi juventin Dibala, Higuain dhe Bernardeski pas tyre.
Pjesa e parë e takimit përfundoi 0 – 0 ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol të dyja nga pika e bardhë e penalltisë. Për Juventusin shënoi Dibala ndërsa për Leçen nuk gaboi nga pika a bardhë Mankosu.
Me këtë barazim Juventusi hap sërish garën për vendin e parë duke qenë se është vetëm 2 pikë përpara Interit të vendit të dytë i cili pret në orën 18:00 Parmën. Nëse zi-kaltrit fitojnë ata do të rikthehen sërish në krye të Serie A. /Opinion.al