Kristiano Ronaldo mendon se lojtarët e Juventusit nuk kishin pse të protestonin në rastin e penalltisë që vulosi takimin. Sipas portugezit, ndërhyrja e Benatia ishte e dukshme dhe nuk kishte pse të bëhej kaq shumë rrëmujë.
“Penalltia ishte e qartë, nuk e kuptoj pse e protestuan. Nëse Benatia nuk e rrëzonte, Lukas do të shënonte gol. E dija që ishte penalltia vendimtare dhe për fat të mirë e shënova. Kjo ndeshje të na shërbejë si leksion për të ardhmen.
Është një ndeshje për të kuptuar që në futboll asgjë nuk të dhurohet. Ato ishin shumë më mirë”, ishin fjalët e portugezit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Juventus.
Goli i shënuar sot nga portugezi ishte i 10 që ai i shënonte Juventusit në Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/