Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti me më shumë gola ndërkombëtare nga ata që janë aktivë.
Ylli i Real Madridit shënoi dy gola në fitoren 4-1 të Portugalisë ndaj Letonisë.
Këto gola të Ronaldos kishin edhe vlerën e një rekordi të thyer, duke u bërë futbollisti më më shumë gola ndërkombëtar nga futbollistët që janë ende aktiv, shkruan Telegrafi.
Ronaldo ka shënuar gjithsej 68 gola për Portugalinë, duke lënë kështu pas vetes Didier Drogban me 65 gola të shënuara dhe Zlatan Ibrahimovicin me 62 gola.
Megjithatë, këta dy futbollistë më nuk janë aktiv me kombëtaret e tyre tani dhe kështu Ronaldo gjendet larg nga vendi i dytë i mbajtur nga kundërshtari më i madh i tij, Lionel Messi me 56 gola dhe Wayne Rooney me 53 gola.
Cristiano Ronaldo – 68 gola
Lionel Messi – 56 gola
Wayne Rooney – 53 gola