Aktualitet

Ronaldo i dëmtuar, ja sa do ti mungojë Real Madridit ….



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 30/04/16 |
b.f

Cristiano Ronaldo mbushet me frymë. Ai dhe i gjithë Real Madridi. Rezonanca, përgjigjet e së cilës janë dorëzuar dje, nuk kanë zbuluar asnjë dëmtim. Pjesa e kofshës, që u pa ta mbante me dorë, para se të zëvendësohej, kundër Villarreal, nuk ka lëndim serioz. Dhe ky është një lajm i madh. Nga klubi flasin vetëm për pasoja të vogla nga mbingarkesa. Askush nuk dyshon se Ronaldo do të jetë në 11-shen e Zinedin Zidane, të martën e ardhshme, në “Ettihad”, edhe pse tërheq mbi vete një tjetër problem të muskujve.

Cristiano vuan një lëndim të lehtë, “microrrotura”, pothuajse të gradës zero në “lateralis”. Përgjigjet e rezonancës magnetike konstatojnë një zgjatje të muskulit në kofshën e djathtë, në një zonë shumë më pak të rrezikshme, çka nuk paraqet ndonjë problem për lojtarin. Ky problem i ka dalë në pah kur pësoi një goditje kundër Getafes. Megjithatë, graviteti i lëndimit është minimal, për shkak se Cristiano ka luajtur pothuajse gjithë lojën, kundër Villarrealit, me këtë lëndim. Stafi mjekësor dhe teknik është i kënaqur, ndërsa Zidane ka konfirmuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth problemit muskular të CR7.

Zidane u konsultua me mjekët e skuadrës dhe së bashku vendosën që Cristiano Ronaldo të mos luajë sot, në “Vallecas”. Pra, edhe pse Real Madridi luan shumë nga opsionet e “rilindura” për titullin në La Liga, trajneri francez e ka bindur portugezin për të ndaluar, të shërohet plotësisht për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampioneve, në fushën e Manchester City. Sot, Ronaldo do të vazhdojë me trajtimin e duhur, si në “Ciudad Deportiva”, në mëngjes, dhe pasdite në shtëpi. E sigurtë është se Ronaldo do të jetë në “Etihad”. “El Madridismo” merr  frymë lirisht…

ronalddddd

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas