Cristiano Ronaldo ka humbur trofeun e parë sezonal në Arabinë Saudite, pasi Al Nassr u eliminua në gjysmëfinalen e Superkupës, pasi u mposht 3-1 nga Al Ittihad.
CR7 luajti titullar, me shiritin e kapitenit në krah, por nuk mundi të bënte diferencën në fushë. Al Ittihad shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, në minutën e 15-të me Romarinhon dhe në fundin e këtij fraksionin me Hamdallah.
Al Nassr e shkurtoi diferencën me Taliscan në minutën e 67-të, por vetëm kaq, Al Ittihad u mbrojt mirë në minutat e mbetura, madje shënoi të tretin në shtesë me Shanqeetin, duke siguruar fitoren dhe finalen, që do ta luajë kundër Al Feiha.