Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021.
Nëse Ronaldo dhe Madridi respektojnë marrëveshjen e re, Ronaldo do të jetë 36 vjeç kur t’i skadojë kontrata.
Por, portugezi thotë se ky nuk do të jetë fundi i epokës së tij në Madrid. Ai është i bindur se do të fitojë një tjetër kontratë pesëvjeçare, pasi dëshiron të luajë deri në moshën 41 vjeçare.
“Nuk është kontrata e fundit, kjo është e qartë. Unë dua të luaj deri në moshën 41-vjeçare. Në pesë vitet e ardhshme do të jem Cristiano i njëjtë. Nuk po shënoj gola, dhe normal se nervozoheni kur mësoheni që të shënoni shumë vazhdimisht, por mendoj se kjo është normale. Jam i qetë, gjithçka do të vijë me kohë”, tha Ronaldo. /Express/