Është ndërprerë vetëm pak minuta pasi ka nisur, mbledhja e këshillit Bashkiak të Tiranës. Ka qenë këshilltari i Partisë Demokratike Leonard Olli, i cili pasi ka akuzuar bashkinë se i ka lënë në terr informativ për çështjen e dëbimit të romëve, ka ftuar grupin opozitar të largohet nga mbledhja.