Nëse kërkoni romancë, dikë që t’u bëjë ti riktheheni muzikës duke dëgjuar gjithë këngët e dashurisë atëherë prisni një biletë treni. Sipas psikologëve treni është vendi i duhur për romanca i vetmi që nuk ka humbur atë shkëlqimin e klasikes që sot teknologjia ia ka marrë hapësirave të tjera.
Ashtu si në filmin e famshëm “Romancë në tren ekspress” ku dy ish të dashuruar takohen pas shumë viteve, treni mund tju japë ju atë që ju mungon. Kjo pasi koha e qëndrimit në tren është më e gjatë dhe kjo ju jep hapësirë të hidhni vështrimin përtej, për ta parë ndryshe burrin apo djaloshin që është duke humbur kohën në një libër.
Por nëse i besoni rastësisë dhe jeni në kërkim ajo do të ndodhi. Por treni shihet dhe si një mundësi që dy njerëz që sapo janë njohur të zhvillojnë romancën e tyre. Nëse sapo keni njohur dikë atëherë ftoheni në një udhëtim dhe këtë udhëtim bëjeni me tren. Mbrëmja por dhe koha e ditës do tu japë mundësi të flisni më shumë me njeri tjetrin, të përjetoni ashtu siç zhduken pemët në rrugë një kthim në veten tuaj tek dëshirat më të fshehta.
Mund të hani një darkë romantike ndërsa dëgjohet zhurma e ecjes së trenit. Por edhe nëse zemëroheni apo diçka nuk shkon mirë mes jush treni ua bën më interesante situatën. Ju mund të humbni në labirinthe dhe ai do t’u kërkojë. Edhe nëse jeni duke kërkuar thjesht një flirt. Jashtë vëmendjes së njerëzve që ju njohin dhe që kërkojnë të dinë gjithçka për ju. Ju mund të jetoni sa për disa vjet vetëm në disa ditë në një udhëtim me tren.
E kur treni të ndalojë në stacion kjo histori do të ketë mbetur thjesht aty dhe rrugët tuaja do të ndahen.