Sport

Roma shfaq interes për Elseid Hysajn, dy kushte për transferimin tij


               Publikuar në : 16:56 - 10/10/19 |
Opi Nion

E ardhmja e lojtarit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, duket qartë se do të jetë larg klubit të Napolit. Ndërkohë, mësohet se kohët e fundit klubi i Romës ka shfaqur interes për mbrojtësin.

Klubi i kryeqytetit italian ka kontaktuar me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, rreth afrimit të mundshëm të 25-vjeçarit prej merkatos së janarit.

Por, që transferimi të realizohet, duhet të plotësohen dy kushte të rëndësishme. Së pari, Napoli duhet të ulë pretendimet financiare, nga 20 milionë euro në 10 milionë euro. Kushti tjetër është kthimi përpara kohe i Zappacosta-s te Chelsea, diçka që parashikohet në kontratën për huazimin pa pagesë.

Nëse realizohen këto dy kushte, futbollisti shqiptar mund të vesh në muajin janar fanellën e Romës./ Opinion.al E.Xh.

Pas