-U tha në Opinion

Rolet e Ballës dhe Gjiknurit? Rama: Meritojnë besimin për këto detyra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 02/09/21 |
el ida

“Në skuadrën e qeverisë janë vendosur njerëzit që sipas meje janë të duhurit për të bërë punën e duhur”. Kështu i është përgjigjur Kryeministri Rama pyetjes së gazetarit Robert Rakipllari, lidhur me mungesën e merave më të vjetër të partisë, në kabinetin qeveritar.

Rama u përgjigj gjithashtu edhe me faktin, që Taulant Balla i cili ishte deputeti më i votuar mes socialistëve, u transferua nga Elbasani si drejtues politik në qarkun e Fierit.

“Pyesni për Taulantin. Taulanti është kryetar i grupit parlamentar të PS. Është një detyrë që ka ngarkesë të madhe dhe për t’u bërë ashtu si duhet duhet bërë do të ketë edhe një ngarkesë më të madhe kur të nisë kuvendi. Në skuadrën e qeverisë janë vendosur njerëzit që sipas meje janë të duhurit për të bërë punën e duhur”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri foli edhe për pozicionin e ish-ministrit Gjinkuri, që tashmë do të jetë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. I pyetur nga gazetari Rakipllari lidhur me faktin që emri i tij është i përfolur, Rama tha: “Nuk kam kohë për këto biseda, e përsëris; njerëzit që janë vendosur në këto detyra e meritojnë besimin për këto detyra. Përtej foljeve apo stërfoljeve kanë bërë punë, kanë dhënë kontribute. Këta njerëz që sot i quani politikë ishin njerëz të marr sa andej këtej që i mora unë, Nuk di si ndryshohet gjaku në një forcë politike nëse ti nuk merr të rinj”./Opinion.al

Pas