Lëvizja Socialiste për Integrim i ka rrëmbyer një deputet PS-së në Tiranë. Në total janë numëruar 698 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 46.% të votave.
PD vjen e dyta me 33% të votave. LSI renditet e treta me 14.72% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 3.23% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.2% të votave.
Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 16 mandate; PD 12 mandate; LSI 5 mandate; PDIU 1 mandat.