Life Style

Roboti kinez dërgon video nga planeti Mars


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 27/06/21 |
Opi Nion

Kina ka dërguar robotin “Zhurong” në planetin Mars për kryer eksplorime në një zonë të njohur si Utopia Planitia.

Videot e fundit u transmetuan në Tokë përmes satelitit Tianëen-1 që rrotullohet rreth Planetit të Kuq, ndërsa agjencia kineze e hapësirës siguron në një deklaratë se gjithçka po shkon mirë.

“Roboti në orbitë po punon në gjendje të mirë, duke transmetuar në mënyrë të sigurt nga Marsi dhe duke dërguar bekimet e tyre nga larg në 100 vjetorin e partisë,” tha CNSA në një deklaratë. 1 korrik shënon 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste Kineze.

Roboti u ul në 14 maj. Ekzistojnë tre video në sipërfaqen e planetit të kuq. Misioni robot në Mars është i pari për vendin aziatik, i cili u bë vendi i dytë në botë që dërgoi rovers në Planetin e Kuq, pas NASA-s të Shteteve të Bashkuara.

 

Pas