Muzikanti Robert Berisha po i gëzohet sukseseve të kunatës së tij Era Istrefi.
Kjo përkrahje erdhi menjëherë pasi u konfirmua zyrtarisht se kënga e Kupës Botërore do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi.
Nëpërmjet publikimit të një Instastory Roberti e ka ritheksuar faktin se Era Istrefi në skenën botërore është ngjitur me forcat e veta.
Në postimin e tij Roberti ka përmendur edhe Dua Lipën,Rita Orën dhe Majlinda Kelmendin ku thotë se nuk ka asgjë kundrejt tyre por sipas tij Era është artistja e parë që prej Kosovës me komponim të saj dhe tekst poashtu të shkruar nga ajo po shkon shumë larg.
kujtojmë se kënga ‘bon bon’ e Erës është bërë hit në shumë vende të Evropës.