Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RMV me qeveri të re, kryeministër Hristijan Mickoski

2024/06/24 at 8:47 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
RMV me qeveri të re, kryeministër Hristijan Mickoski

Deputetët e Kuvendit të RMV-së votuan qeverinë e re me 77 vota pro dhe 22 kundër.


Në qeveri futet edhe koalicioni shqiptar VLEN.

Mandatari për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij para votimit tha se duhet bërë shumë punë dhe kërkohen projekte konkrete.

Ai premtoi se “shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”. Qytetarët dëshirojnë më tepër para, jetë më dinjitoze, ndërsa këto për shkak të paaftësisë së pushtetit të deritanishëm nuk ka qenë të mundura. Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë “muaj mjalti”, ai premtoi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë. Që të martën ai paralajmëroi investim prej më shumë se 400 milionë euro, ulje të tatimeve por edhe ndjekje të të gjitha krimeve dhe reforma të harmonizuara me standardet evropiane.

Miskoski: “Nuk duam muaj mjalti”

“Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Çdo njëri prej jush ka bërë gjithçka për atdheun e tij, tani është koha kur ai të bëjë për ju. Sipas njohurive që i kemi, situata në shumë fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe do të njoftojmë opinionin për gjithçka. Nuk do të kërkoj 100 ditë muaj mjalti. Investimet do të fillojnë menjëherë, që të martëm do të investojmë më shumë se 400 milionë euro”, tha Mickoski. Ai ka thënë se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë derisa ai të jetë kryeministër.

Kasami: Koha është për veprim

Pas votimit të qeverisë së re, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, partia e të cilit është futur në koalicionin qeveritar, ka deklaruar se  ndryshimi erdhi dhe se shqiptarët u çliruan nga regjimi i kaluar – ndërsa tani është koha për veprim.

“Kuvendi votoi anëtarët e qeverisë së re, të cilën qytetarët e zgjodhën më 8 maj. Tani nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë. Qytetarët presin jetë më të mirë, investime të cilat do të zhvillojnë ekonominë, do të ketë paga më të larta, investime infrastrukturore dhe të ardhme të sigurtë”, ka thënë Bilall Kasami.

Opozita ka adresuar një sërë kritikash

Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e ka lëshuar seancën pak para votimit të qeverisë. Blerim Bexheti, koordinator i grupit parlamentar nga Fronti Evropian ka thënë se nuk votuan qeverinë e re sepse ajo “nuk ka legjitimitet nga komunitetet etnike”. Nga LSDM-ja opozitare u dëgjuan shumë kritika për mospërfilljen e dinjitetit dhe emrit të shtetit.

“Nëse zgjedhjet e fituara nga VMRO-DPMNE për dikë do të thonë shpresë, tani ende pa u akomoduar në qeveri mund të konstatojmë se shpresa vetëm se ka ikur. Është e pakuptueshme se si për vetëm disa ditë janë shkelur shumë çështje. Nuk përmendet emri i shtetit, dinjiteti dhe e ardhmja e shtetit”, ka deklaruar Sonja Llukarevska, deputete e LSDM-së.

Nga opozita maqedonase thonë se përbërja e qeverisë pasqyron numrin minimal të grave në qeveri dhe “kjo vetëm sa konfirmon mizogjininë e rrënjosur në partinë në pushtet”.

“Më shumë ministri dhe më pak gra, kuadro të ish-kryeministrit Gruevski, ministra anonimus. Është pak hipokrite të flisni për interesa strategjike të vendit ndërsa kandidat për ministër të jetë ndjekës i regjimit të Putinit”, ka thënë deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska. /DW



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
Para
Sot vendosen fatet e “grupit të ferrit”, luhen në mbrëmje Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali

Sot vendosen fatet e “grupit të ferrit”, luhen në mbrëmje Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

Ministri i Brendshëm francez: Franca mund të përballet me dhunë nga shkaku i zgjedhjeve

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Tiranë/ I kërkuar nga Italia për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 38-vjeçari
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

Auto-Skicë
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion”, Armand Duka, ka folur në lidhje me vendimin e UEFA për ndryshimin e stadiumit ku do të...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
15 Shtator, 2025

Gazetarja Denada Kolaj ka dhënë detaje në lidhje me dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në gjyqin që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com