Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Të ecim përpara, krah për krah

2021/10/01 at 2:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Të ecim përpara, krah për krah

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në 30-vjetorin e rivendojes së marrëdhënieve diplomatike mes  SHBA-së dhe Shqipërisë.


Në fjalën e saj gjatë ceremonisë ambasadorja Yuri Kim kërkon që sytë tashmë të jenë nga e ardhmja dhe Shqipëria e SHBA të vijojnë të ecin së bashku përpara.

Gjithashtu ambasadorja Kim ka treguar edhe historinë e të ngarkuarit me punë për të rihapur ambasadrën amerikane në 1991, Chris Hill dhe bisedën me të kur e pyeti për herë të parë për Shqipërinë.

Kim rrëfen në fjalën e saj se Hill i rrëfeu se nuk ishte ai që e kishte ngritur flamurin amerikan pas 52 vitesh në Shqipëri, por Andromaqi Adami.

Sipas ambasadores mesazhi i tyre atë ditë ishte se kur bashkohjnë forcat shqiptarët dhe amerikanët asgjë nuk është e pamundur për tu realizuar.

FJALA NGA AMBASADORJA E SHBA

Kryetare e Parlamentit Nikolla, Ministre Xhaçka, Ministra, kolegë Ambasadorë, të gjithë të ftuar tanë të nderuar, të rinj dhe në moshë, sa mbrëmje e bukur është kjo e sotmja dhe sa kënaqësi është të jemi së bashku!

Është nder t’ju mirëpres në këtë rast shumë të veçantë, teksa përkujtojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe republikës së Shqipërisë.

30 vjet më parë, në 1991, Chris Hill, një mik dhe udhëheqës i mirë i imi, mbërriti në Tiranë si i Ngarkuar me Punë për të hapur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. 52 vjet pasi ajo ishte mbyllur!

Ai mbërriti në një vend të shkatërruar nga pothuajse 50 vite diktature komuniste. Ai erdhi me dy valixhe ushqim dhe një dyshek. Mund të mos ketë qenë fillimi më tërheqës, por ishte një fillim i rëndësishëm, ishte një përqafim i gjatë dhe i ndaluar midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Lindja e shpresës dhe fillimi i ndryshimit në Shqipëri. Kam pasur fatin ta njoh Chris-in për një kohë të gjatë tashmë dhe ai më ka rrëfyer shumë histori nga karriera e tij e shkëlqyer diplomatike, por ajo që më ka thënë gjithnjë është se një prej çastve të tij më krenare si diplomat, si amerikan, si qënie njerëzore, është çasti kur ai qëndronte krah Andromaqi Adamit, teksa ajo ngrinte flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1991, për të shënuar rikthimin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Më kujtohet hera e parë kur e pyeta për Shqipërinë dhe rolin e tij në rikthimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu dhe i thashë, “duhet të ketë qënë diçka e mrekullueshme të kesh pasur mundësinë të ngresh flamurin amerikan”.

“Jo”, më tha, “unë isha aty, dëshmitar i atij çasti, por personi që e ngriti flamurin ishte Znj. Adami. Ajo ishte personi që tërhoqi litarin për të ngritur flamurin”.

E pyeta se përse kishte ndodhur kështu dhe ai më tha se i kishte kërkuar Znj. Adami të bashkohej me të për të ngritur flamurin amerikan atë ditë në nder të bashkëshortit të saj, Loni Adami dhe kolegut të tij, Kolë Kuqali, të cilët u vranë nga regjimi komunist për asgjë më shumë sesa për lidhjen e tyre me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

Dhe ne jemi shumë të nderuar, edhe pse Znj. Adami ka ndërruar jetë dhe nuk është më mes nesh, familjarët e saj janë sonte këtu, familja Adami është sonte këtu, dhe ne jemi shumë të nderuar që të festojmë 30 vjet me ju!

Me ngritjen e flamurit amerikan atë ditë në 1991, Chris Hill dhe Andromaqi Adami përcollën mesazhe të fuqishme. Si një diplomat amerikan dhe e veja e dikujt i cili u vra sepse mbrojti Ambasadën Amerikane, kur ata të dy ngritën flamurin, ata përcollën mesazhin se asnjë dënim, asnjë pengesë, asnjë gënjeshtër nuk mund ta shuajë dëshirën për të qenë të lirë. Ata përcollën mesazhin se asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët dhe shqiptarët bashkojnë forcat. Dhe ata po përcillnin mesazhin se populli shqiptar dhe populli amerikan janë partnerë dhe miq të përjetshëm në rrugën drejt demokracisë dhe çdo qëllimi fisnik që dallon njerëzit e lirë nga ata jo të lirë.

Në tre dekadat prej atij çasti, ne kemi qënë krenarë si amerikanë, të qëndrojmë krah popullit shqiptar, ndërsa ju largonit mbetjet e diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një komb të lirë dhe demokratik. Dhe nuk mund të ishim më shumë krenarë për partneritetin e palëkundur që të gjithë ju, dhe shumë të tjerë, kanë ndërtuar së bashku. E kemi ndërtuar së bashku midis Presidentësh, midis Ministrash të Jashtëm, parlamentarë, avokatë të shërbimit civil, të gjithë, përfshirë edhe, më rëndësishëm, kolegët tanë shqiptarë në Ambasadë. Dhe do doja të merrja një çast për të veçuar Kastriot Stafën, i cili është kolegu që ka shërbyer më gjatë nga ata aktualisht të punësuar në Ambasadë. Ai ka qenë me ne për 29 vjet! 29 vjet! Ai ka qenë shtylla kurrizore, së bashku me shumë kolegë të tjerë si ai, e marrëdhënies sonë, në kohë të mira dhe të këqija. Kastrioti është sonte këtu me ne!

Shkoni prapa në 1991. Pyes veten nëse dikush në 1991 do ketë mundur të imagjinojë botën, Shqipërinë, marrëdhënien Shqipëri-SHBA, kështu siç është 30 vjet më pas, në 2021. A do kenë patur mundësi të imagjinojnë lidhjet e thella që tashmë janë krijuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë? A do kenë patur mundësi ta imagjinojnë Shqipërinë në NATO? A do kenë patur mundësinë ta imagjinojnë Shqipërinë së shpejti në BE? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë trupat shqiptare dhe trupat amerikane, krah për krah, në konfliktet më të rrezikshme të botës? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë se ndihma jonë ndaj njëri-tjetrit do të ishte e ndërsjelltë dhe e qëndrueshme? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë se Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së? Mbase imagjinata e njerëzve në 1991 mund të ketë dështuar, po aty ku ajo dështoi, puna e fortë, mbizotëroi këmbëngulja dhe shpresa e pavdekshme e të gjithëve këtu dhe e bënë atë të mundur.

Ne kemi ndërtuar mbi themelet e atyre që erdhën përpara nesh, ata të cilët patën detyrat që aktualisht na janë besuar ne.

Dhe ne u jemi mirënjohës udhëheqësve nga i gjithë spektri politik, gazetarëve, punonjësve civilë, anëtarëve të shoqërisë civile, anëtarëve të ushtrisë dhe zbatimit të ligjit, dhe shumë të tjerëve, të cilët kanë ndihmuar në ngritjen e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të cilët kanë udhëhequr rrugëtimin e Shqipërisë në kërkim të demokracisë dhe lirisë.

Dhe ndërsa kujtojmë me mirënjohje kontributet e atyre që erdhën përpara nesh, i mbajmë gjithnjë sytë nga e ardhmja. E ardhmja! E ardhmja është ajo që ka më shumë rëndësi! Prandaj dhe sonte, jam shumë e kënaqur që kam mundësinë të veçoj udhëheqësit e rinj që janë këtu me ne, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës. Dhe i ftuari ynë i veçantë i cili u shfaq në skenë, i cili është stër-nipi i Zonjës Adami. E thashë saktë? Të gjithë ne i kemi shpresat tek ky brez i ardhshëm për ndërtimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme dhe me tej.

Dhe duke parë qëndrimin e anëtarëve tanë të Këshillit Rinor dhe energjinë e të ftuarit tonë më të vogël, unë kam besimin se e ardhmja është në duar të sigurta.

Dhe ndërsa ne jemi ende këtu, shpresoj se të gjithë ne do të bëjmë pjesën tonë për të qenë të denjë për trashëgiminë e atyre që erdhën pëpara nesh, atyre që sakrifikuan kaq shumë për të rilidhur marrëdhëniet diplomatike dhe për të hedhur themelet e një marrëdhënieje të fuqishme dhe gjallëruese midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Dhe me këtë trashëgimi në mendje, kam kënaqësinë që, nga sonte, rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të Ambasadorit Ëilliam Ryerson, angazhimi i palëkundur i të cilit për të ushqyer demokracinë në Shqipëri, dashuria e tij e vërtetë dhe e thellë për popullin e këtij vendi dhe vendosmëria e tij për të ndërtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ka qenë një model për çdo diplomat amerikan që nga viti 1991.

Dhe ndërsa Ambasadori Ryerson nuk mundi të udhëtonte për të qenë sonte këtu me ne, unë ju siguroj se ne, këtu në vendin e Shqipërisë, jemi me të në Uashington. Edhe sot, nuk e di nëse e dini këtë por edhe sot, nëse i shkoni për vizitë në shtëpi, ai ka aty flamurin amerikan dhe flamurin shqiptar që valviten krah njëri-tjetrit. Dhe ai me të drejtë vlerësohet si një figurë kyçe që hodhi themelet në rivendosjen e marrëdhënieve midis popullit ameirkan dhe popullit shqiptar, i cili e vendosi Shqipërinë, aleaten dhe miken tonë, në një të ardhme vendosmërisht pro-amerikane, europiane.

Pra, le të mendojmë mbi të kaluarën, le të mendojmë gjithnjë për të ardhmen dhe le t’i përkushtojmë vetët tona ndaj detyrës për ta bërë këtë miqësi, këtë partneritet, këtë aleancë, më të fortën, më të mirën dhe më madhështoren që ka ekzistuar ndonjëherë.

Dhe le të vazhdojmë duke ecur përpara së bashku, drejt së ardhmes – krah për krah.

Faleminderit!

Etiketa: shbashqiperiYuri Kim


Ju sugjerojmë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Para
“Kishte marrë erë”/ Fqinja e nënës së Pirro Dhimës: Ai s’ka ardhur kohët e fundit

"Kishte marrë erë"/ Fqinja e nënës së Pirro Dhimës: Ai s'ka ardhur kohët e fundit

Policia “lumë” gjobash: Mbi 5 mijë shoferë të ndëshkuar, 45 të arrestuar

Policia “lumë" gjobash: Mbi 5 mijë shoferë të ndëshkuar, 45 të arrestuar

Vrau nënkomisarin Hoxha, nëna tërheq nga morgu trupin e Aldi Ramës

Gjykata e Lezhës lë në burg dy shokët e Aldi Ramës
















TE FUNDIT

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com