Alvaro Morata do të rikthehet sërish në Serie A, por jo te Milani. Sulmuesi spanjoll pritet të transferohet te skuadra tjetër italiane, Como.
Morata ka përfunduar huazimin te Galatasaray. Klubi turk ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij dhe për këtë arsye, duhet të gjejë një ekip të ri, pasi Milani, klub që zotëron kartonin e sulmuesit, nuk e ka atë në planet e tij.
Kuqezinjtë e blenë 32-vjeçarin vetëm një vit më parë nga Atletico Madrid, por nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij dhe u largua në merkaton e dimrit.
Edhe trajneri i ri, Massimiliano Allegri nuk e ka në planet e tij, prandaj Morata ka nisur bisedimet me Comon.
Marrëveshja duket afër, me lojtarin që pret vetëm ofertën zyrtare, pasi ka rënë dakord për pjesët e tjera.