Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

2023/02/04 at 8:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri.

Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre.

Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë

“Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm dy hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe dy hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.

Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm.

Vetëm gjatë vitit 2021 nga të dy këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

“Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzu natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.

Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret. Sipas zotit Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.

“Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

“Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai.

Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale. Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi.

 

Ju sugjerojmë

​”Borrell iu përshtat Serbisë”, Kurti: Qëllimi i madh u hoq nga axhenda
Kryesore

Marrëveshja me Serbinë, Kurti takon Ramën sot në Tiranë

26 Mars, 2023 8:59 am
26 viktima dhe dëme të mëdha nga tornado, Misisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

26 viktima dhe dëme të mëdha nga tornado, Misisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

26 Mars, 2023 8:51 am
Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë
Kronikë

Aksident në rrugën Laç-Mamurras, humb jetën një person

26 Mars, 2023 8:41 am
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Kryesore

PD e Alibeajt në garë me kohën, ende në kërkim të kandidatëve të 14 majit

26 Mars, 2023 8:29 am
Parashikimi i motit, 22 shtator 2022
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 mars 2023

26 Mars, 2023 8:18 am
Horoskopi, 6 prill 2020
Kryesore

Horoskopi, 26 mars 2023

26 Mars, 2023 8:15 am
Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë
Kronikë

Mamurras/“Mos xhironi gomat”, dy të rinjtë i përgjigjen me plumba

25 Mars, 2023 11:03 pm
Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak
Kryesore

Pedagogë, juristë dhe zv.ministra, Veliaj flet për kandidatët e këshillit bashkiak

25 Mars, 2023 10:51 pm
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6
Kryesore

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL 240 vende, PBDNJ 20 dhe PDK 6

25 Mars, 2023 10:15 pm
Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Vlorë e Sarandë, Blendi Klosi prezanton kandidatët e PS

25 Mars, 2023 9:54 pm
Para
Rekord historik temperaturash të acarta në SHBA

Rekord historik temperaturash të acarta në SHBA

19 vite “Facebook”, platforma që krijoi Zuckenberg me shokët e tij të dhomës

19 vite “Facebook”, platforma që krijoi Zuckenberg me shokët e tij të dhomës

Pse meshkujt ulen në gjunjë kur propozojnë një vajzë?

Pse meshkujt ulen në gjunjë kur propozojnë një vajzë?








TE FUNDIT

Marrëveshja me Serbinë, Kurti takon Ramën sot në Tiranë

​”Borrell iu përshtat Serbisë”, Kurti: Qëllimi i madh u hoq nga axhenda
26 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën së bashku me disa nga ministrat të kabinetit të tij....

Lexo më shumë

26 viktima dhe dëme të mëdha nga tornado, Misisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

26 viktima dhe dëme të mëdha nga tornado, Misisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme
26 Mars, 2023

26 persona humbën jetën në Mississippi dhe Alabama pasi një tornado goditi shtetet jugore të SHBA-ve. Autoritetet po vijojnë punën...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Laç-Mamurras, humb jetën një person

Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë
26 Mars, 2023

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën vjetër Laç-Mamurras. Mësohet se një makinë ka dalë...

Lexo më shumë

PD e Alibeajt në garë me kohën, ende në kërkim të kandidatëve të 14 majit

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
26 Mars, 2023

PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj mund të gjejë as gjuhën e përbashkët brenda grupimit të saj përsa i përketë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com