Pasi Komisioni i Rithemelimit të PD ka kryer procesin e primares për zgjedhjen e kandidatëve, për 6 bashkitë që ka janë pa kryetar, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, PD le të kuptojmë se nuk e njeh këtë proces. Sipas PD, ky ishte një proces ku Berisha emëron, voton dhe numëron.
Ndër të tjera Partia Demokratike shkruan se Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD.
“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.
Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro.
Zgjedh Ramën, mban Berishën.
Zgjedh Berishën, mban Ramën”,-shkruan PD në reagimin e bërë./Opinion.al