Kryesore

“Rithemelimi” kundër platformës së tij për PD, çfarë paralajmëron Alibeaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 15/04/22 |
Opi Nion

Pasi Komisioni i Rithemelimit doli kundër platformës së tij për bashkimin e PD, Enkelejd Alibeaj  ka bërë me dije se nesër paradite do të organizojë një diskutim edhe me mediat lidhur me këtë çështje.

Platforma e propozuar nga Alibeaj do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga grupi parlamentar.

Njoftimi i Plotë nga Alibeaj:

Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në oren 10:30. Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithe grupi parlamentar.

Pas