Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rithemelimi kundër draftit të Alibeajt: Lojë e neveritshme me demokratët

2022/05/09 at 11:46 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rithemelimi kundër draftit të Alibeajt: Lojë e neveritshme me demokratët

Komisioni i Rithemelimit, që drejton Partinë Demokratike ka reaguar pas publikimit të draftit nga Alibeaj me kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e komunikimit e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cilëson draftin për zgjedhjen e Presidentit të ri, si një marrëveshje të Bashës, Ramës dhe Alibeaj.

“Dje, deputeti Alibeaj ka njoftuar, në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 Prill 2022, dhe rregulloren e Grupit Parlamentar të PD , mbledhje grupi parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson De Fakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga Opozita e emëruar Basha-Alibeaj.

Kështu, Edi Rama me ndihmën e dyshes të emëruar prej tij Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij, propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Në këtë kontekst, marrëveshja Rama – Basha – Alibeaj është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD dhe opozitën shqiptare.

Ky Dokument është një akt keqpërdorimi dhe keqshfrytezimi si fasadë, por edhe poshtërimi nga Edi Rama të Bashaalibeit dhe ndonjë ndjekësi të tyre, me farsën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës.

Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë patur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet. 

Me këtë propozim, Basha-Alibeaj duan të na bindin se me kritere, ata po përjashtojnë kandidatura që kanë lidhje me Edi Ramën paçka se ky i fundit, ka jo 5 por 9 vite në pushtet dhe siç dihet, kontrollon të gjitha OJQ-të përfshirë këtu edhe atë të Alibeajt.

Ky dokument vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ai bie gjithashtu në kundërshtim të hapur me praktikat transparente të deri-sotme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

PD dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj si një akt kundër pluralizmit politik në Shqiperi, një lojë e neveritshme me demokratet dhe popullin opozitar, i cili i nënshtron këta të fundit për llogari të pazareve me Edi Ramën.

 Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri.”, tha Garo.

Ju sugjerojmë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Para
“Ne do të fitojmë”, Zelensky jep mesazhin e tij në Ditën e Fitores

"Ne do të fitojmë", Zelensky jep mesazhin e tij në Ditën e Fitores

Tensione në doganën e Morinës, një person kërcënon me thikë dy doganierë

Tensione në doganën e Morinës, një person kërcënon me thikë dy doganierë

Aksidenti në Tiranë/Policia Rrugore:Ajas Sulejmani konsiderohet kontingjent rruge

TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com