Aktualitet

Rithemelimi kundër draftit për Presidentin e ri: Lojë e neveritshme me demokratët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 09/05/22 |
Opi Nion

Komisioni i Rithemelimit, që drejton Partinë Demokratike ka reaguar pas publikimit të draftit nga Alibeaj me kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e komunikimit e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cilëson draftin për zgjedhjen e Presidentit të ri, si një marrëveshje të Bashës, Ramës dhe Alibeaj.

“Deputeti Alibeaj ka njoftuar me kundërshtim të plotë me Kuvendin e 30 prillit dhe rregulloren e grupit parlamentar, mbledhje të grupit parlamentar ditën e sotme. Ka shpërndarë pa pasur targer, marrëveshjen de facto Rama-Basha. Kështu Rama me dyshen e emëruar prej tij, Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij.

Në këtë kontekst, marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj është një akt tradhtie për mbi 600 mijë votuesit e opozitës. Është një akt poshtërimi. Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që janë shpallur nga Rama.

Binomi Basha-Alibeaj i sjellin si të tyren. Me propozimin e tyre, Basha-Alibeaj duan të na bindin se po përjashtojnë kandidaturat e Ramës. Ky dokument vlen në kundërshtim flagrant me rezolutën e 2022 për Presidentin e Republikës. Kjo është një lojë e neveritshme me demokratët dhe popullin opozitar. PD i bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Basha-Rama-Alibeaj në kurriz të popullit shqiptar dhe pluralizmit në Shqipëri”, tha Garo.

 

Pas