Kryesore

Rithemelimi-Bashës: Koha kur kandidatët caktoheshin nga zarfet ka marrë fund



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:12 - 30/01/22 |
Opi Nion

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha për kandidatët e zgjedhur sot nga primarja.

Në reagim theksohet se ka ikur koha kur “kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund”.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, për herë të parë demokratët zgjodhën të lirë kandidatët që do t’i përfaqësojnë ne zgjedhjet e 6 marsit.

Ndër të tjera Komisioni i Rithemelimit të PD, shkruan se në ndryshim nga kandidatët e Bashës, kandidatët e zgjedhur nga primarja do të dalin para qytetarëve me dinjitet.

E mirëkuptojmë mllefin e Lulzim Bravës ndaj votës së lirë që ka zëvendësuar zarfet dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund.

Sot, për herë të parë, demokratët zgjodhën të lirë kandidatët me të cilët do të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet e 6 marsit.

Në ndryshim nga kandidatët e pengut të Edi Ramës, kandidatët fitues paraqiten me dinjitet para qytetarëve si produkt i një procesi të lirë e të ndershëm.

Vetëm të bashkuar do të risjellim shpresën dhe fitoren”,-thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit./Opinion.al

Pas