Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se ka patur një udhëtim me emocione në kohën kur është shfaqur në festivalin e Kanës.
Asistentja e saj harroi në avion valixhen me bizhuteri të këngëtares, të cilat arrinin vlerën e 4 milionë dollarëve.
Ndonëse asistentja u kujtua për valixhen vetëm pak minuta pasi kishte zbritur nga avioni ishte vonë pasi ai ishte nisur në fluturim për t’u rikthyer në Londër.
Rita i kishte huazuar bizhuteritë luksoze nga një markë prestigjioze dhe duhet t’i vendoste gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq në Kanë.
Megjithatë duket se problemi është zgjidhur me shpejtësi pasi bizhutë u gjendën në aeroportin e Luton në Londër dhe menjëherë u kthyen në Kanë dhe mbërritën tek këngëtarja.
Rita mori bizhuteritë e saj dhe në Festivalin e Filmit në Kanë ajo shkëlqeu me varësen e saj me diamante disa ditë më parë./Opinion.al/