Rita Ora ka pranuar edhe më herët që i pëlqen ushqimet tradicionale të shqiptare. Këngëtarja me famë botërore në një intervistë të përbashkët me reperin shqiptar, Action Bronson, patën deklaruar se u pëlqejnë shumë pitet dhe flia. Ndërsa tani përmes një fotografie në rrjetet sociale, 25-vjeçarja ka treguar se i pëlqen edhe fasulja. Ajo ka publikuar një fotografi të ushqimit të saj, mbi të cilën ka shkruar: “E lumtur”.