Këngëtarja e njohur Rita Ora ka treguar më shumë rreth prejardhjes së saj, gjatë një interviste të dhënë për revistën prestigjioze “Stylist”,
Rita është shprehur se në shtëpi flet shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.
Ajo gjithashtu është pyetur nëse në shtëpi flet shqip dhe këngëtarja ka treguar se për familjen e saj është shumë e rëndësishme që të flitet shqip.
“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip.”/Opinion.al