Për këdo që e mban mend Rita Orën që në fillimet e saj, arrijnë ta bëjnë krahasimin me ndryshimin që ka pësuar në format trupore. Kohët e fundit Rita është shfaqur gjithnjë me linja perfekte. Një arsye më shumë kjo për të postuar foto me veshje ekstravagante. Të tilla janë edhe postimet e fundit të bëra nga udhëtimi në Nice të Francës.
Por këtë herë fansat kanë kapur një tjetër detaj tek këngëtarja. Atyre iu ka bërë përshtypja forma që ka marrë pjesa e sipërme e këmbës së saj. Kjo e bën të duket jo normale, megjithatë ky mund të jetë thjeshtë efekt i pozës së marrë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.