Kryesore

Rita Ora përlotet për abuzimin e 11-vjeçares: T’i mbrojmë gratë dhe vajzat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 06/09/22 |
Opi Nion

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përlotur teksa ka sjellë në vëmendje ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një vajze të mitur 11-vjeçare në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, këngëtarja theksoi rëndësinë dhe punën që duhet të kryet nga prindërit dhe komuniteti me të rinjtë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem pak emocionale në këtë mesazh që po jap. Duhet që të mbrohen gratë dhe vajzat, duke qenë se vetëm pak kohë më përpara, ajo që ndodhi në Kosovë, një ngjarje shumë e rëndë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme sociale dhe se sa e rëndësishme është dhe për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me këta të rinj, të punojnë me fëmijët që këto ngjarje të mos përsëriten,” – u shpreh Ora.

Sot në orën 20:00 të mbrëmjes Rita Ora do të performojë në sheshin Skëndërbej përpara publikut shqiptar. Hyrja do të jetë falas për të gjithë./Opinion.al

 

Pas