Marrëdhënia e ngushtë mes Rita Orës dhe Jay Z, njeriut që e promovoi në botën muzikore, duket se ka pësuar një krisje të thellë.
Dje, Rita e ka paditur Jay Z duke kërkuar që të largohet nga firma e tij, pasi sipas saj interesat e kësaj kompanie janë foksuar tjetërkund.
Në padinë e paraqitur në gjykatë, Rita thotë se ajo ka pasur disa produksione muzikore, që ka shpresuar se do t’i paraqiteshin publikut në formë të albumeve, por ishte penguar nga kontrata e saj me kompaninë, Roc Nation, të reperit Jay Z.