Rita Ora është në një “betejë” me ish-të dashurin Calvin Harris, pasi ai i ndaloi të këndojë bashkëpunimin e tyre në “Teen Choice Awards”, mirëpo ndërkaq ka pranuar pëlqimin kundrejt Justin Bieber.
Pikërisht, me këngëtarin është folur për një lidhje, fill pas ndarjes me DJ-in skocez. Biondja 23-vjeçare ka deklaruar në një emision radiofonik se ka një admirim të veçantë për Bieber: “Më pëlqen sesi është përfshirë, sesi po rritet dhe si po zhvillon karrierën.
Më ka bërë vërtet ta admiroj për mënyrën sesi e udhëheq veten”. Flitet se menjëherë pas ndarjes me Calvin Harris, Rita pati një aventurë tepër të këndshme në Meksiko me Justin.